Meta: Mbështes qëndrimin e presidentit të “Partizanit”

29/10/2014 00:00

Ne te parin prononcim per mediat pas ngjarjeve qe pasuan ndeshjen
Shqiperi – Serbi, kryeparlamentari Ilir Meta u pyet per deklarimet e tij
te pakta publike per kete çeshtje dhe nese ka te beje kjo me raportet e
mira mes tij dhe politikaneve te Beogradit.

“Unë jam shumë dakort me vlerësimet e drejtuesit të Klubit Sportiv të “Partizanit” të Beogradit, lidhur me ndeshjen dhe me evitimin e konflikteve nëpërmjet futbollit, të cilat më pas kthehen edhe në konflikte politike”, tha Meta.

Politika shqiptare eshte pa kthim pas per raporte te mira bashkepunimi ne rajon, tha Ilir Meta, qe dha dakortesine e tij per axhenden e Kryeministrit Rama ne Serbi.

“E vlerësoj edhe konseguencën e Kryeministrit Rama për të vijuar me axhendën e tij të shpallur prej kohësh. Tregon vullnetin e mirë dhe vizionin për t’i kontribuar paqes dhe bashkëpunimit në rajon dhe për ta paraqitur rajonin ndryshe, ashtu siç duhet të jetë në raport me Bashkimin Europian dhe me të gjithë botën perëndimore”, u shpreh Meta.

Top Channel