Trajtimi i mbetjeve, Basha: Kemi projektin që zgjidh problemin

29/10/2014 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka prezantuar një projekt
për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane në qytetin e Tiranës,
ku sipas Bashës kontenierët e mbeturinave tanimë të jenë nëntokësore.

Ky projekt bazohet ne nje formule bashkepunimi partneriteti publik -privat, ku bashkia do te vazhdoje kontribuoje njelloj si sot .

“Partnerët komercialë do të bëjnë të mundur pikërisht realizimin e standardeve: Kontenierë nëntokësore, flotë e përshtatshme automjetesh, jo pak, janë 150 automjete, minimalisht që duhet të mbulojnë qytetetin e Tiranës, në mënyrë të përditshme apo të përnatshme, të përshtatur me kontenierët nëntokësore dhe ajo që është më e rëndësishmja, më e padukshmja për shumicën e qytetarëve, por edhe pse nuk duket ndihet në ajrin e kryeqytetit, trajtim sipas standarteve europiane i mbetjeve të depozituara. Pra, t’i jepet fund ankthit që ‘po na mbushet Sharra, po na mbyllet Sharra dhe nuk kemi ku t’i cojmë më mbetjet'”, tha Basha.

Ky projekt eshte bere ne bashkepunim me eksperte te Bankes Boteore dhe synon t`i jape zgjidhje çeshtjes se trajtimit te mbeturinave për kryeqytetin për 20 vitet e ardhshme dhe me standarde te vendeve te zhvilluara te BE. Por kreu i Bashkise se Tiranes shprehet se kërkohet dakortesia e Qeverise per te hapur nje procedure koncesionare.

“Kurrë më parë nuk kam ndeshur në 10 vite jetë aktive në politikë, por edhe më parë, kuptimin më tekstual të fjalës:’duhet vetëm një firmë’. Por nuk është vetëm një firmë, është vullneti politik, për të mos bërë politikë me plehrat, por për të bërë politika zhvilluese dhe zgjidhëse të problemeve të mbetjeve urbane, firmë që nuk kushton asgjë më shumë se sa kostoja e letrës dhe e bojës me të cilën do të nënshkruhet ajo letër. Asgjë më shumë nuk i kërkohet Qeverisë shqiptare, ministrit të Financave, Kryeministrit, përveç kësaj”, tha kryebashkiaku.

Basha kerkoi ndergjegjesimin e qytetareve per te ngritur zerin ne permiresim te cilesise se ajrit dhe zgjidhjen, njëherë e mirë të çeshtjes se mbetjeve urbane ne kryeqytet.

Top Channel