Sëmundjet infektive, rrjet dixhital rajonal për informimin

29/10/2014 00:00

Në një kohë kur numërohen mbi 10 mijë persona të prekur nga virusi i
Ebolas dhe rezultojnë rreth 4550 të vdekur, ekspertët në Shqiperi
deklarojne se risku është shumë i vogel, por nuk perjashtohet qe Ebola
te hyje dhe ne vendin tone.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino thote se po merren masa çdo dite duke i rakrduar ato dhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe organizma te tjere nderkombëtare.

“Ne jemi duke punuar për marrjen e masave. Udhëzimet përditësohen, qoftë nga OBSH-ja dhe nga CDC-ja, ndaj edhe ne komunikojmë me kolegët e tjerë. Kemi vendosur tashmë një vlerësim rrisku, në aeroport dhe në pikat kufitare. Shqipëria ka një rrisk të ulët të hyrjes së Ebolas, por natyrisht nuk përjashtohet dhe ne marrim masat paraprake”, tha Bino.

Ne Tiranë, per here te pare jane mbledhur eksperte nga Europa Juglindore por dhe vende te BE-së, me qëllim ngritjen e një rrjeti bashkepunimi dixhital per te ndare bashke eksperiencat per trajtimin e semundjeve te tilla infektive si Ebola.

“Pavarësisht se jemi larg vatrës dhe ky aktivitet i sotëm është shumë i rëndësishëm për të vendosur risinë e bashkëpunimit global. Meqënëse Ebola është paraqitur nga OBSH-ja si një emergjencvë e shëndetit publik në nivel global, besoj se krijimi i platformave të komunikimit dixhital mund të jetë shumë frytdhënës për të luftuar Ebolan, por edhe sëmundjeve të tjera infektive në nivel global”, tha Klodian Rrjepaj, zëvendësministër i Shëndetësisë.

Perveç Ebolas qe tashme është një emergjencë globale, ekspertet nderkombetare te mbledhur nga Qendra per Kontrollin e Semundjeve Infektive ne Europen Juglindore kane diskutuar per nje tjeter semundje infektive si Leshmanjoza, ku Shqiperia mban vendine pare ne rajon me 100 te prekur ne vit.Shqetesuese per ekspertet me shume se incidenca e larte e kesaj semundje eshte burimi i saj qe jane qente e rruges, te cilet enden ne çdo rruge apo rrugice te kryeqytetit.

Top Channel