Pornostarja hidhet nga kati i tretë, thyen këmbët

29/10/2014 00:00

Një pornostare nga Rusia ka thyer të dyja këmbët pasi u përpoq të arratisej nga dy persona të cilët e kishin ftuar në apartamentin e tyre duke i ofruar një marrëveshje të rreme për një film për të rritur.

22-vjeçarja e pranoi ftesën me mendimin se do të diskutonte për një prodhim të ri, por dy burrat e përdhunuan për disa orë rresht para se ajo të hidhej nga kati i tretë për të shpëtuar. Aktorja e cila përdor emrin e artit Lola Taylor është gjetur e gjakosur dhe me rroba të grisura nga një burrë që po shëtiste qenin në Jasenovo të Moskës.

“Po shëtisja i qetë kur papritur shoh një vajzë bjonde që përplaset në tokë. Ishte e gjakosur dhe me rroba të grisura. E pashë menjëherë që kishte thyer këmbët nga rënia. Nuk e dija çfarë po ndodhte, por menjëherë lajmërova policinë dhe ambulancën”, thotë për një televizion lokal burri që e gjeti, 54-vjeçari Blasius Vinogradov.

Policia ka arrestuar 30-vjeçarin Dmitry Kosenkov dhe 33-vjeçarin Maksim Pilipenko, të cilët tashmë rrezikojnë deri në 30 vite burg për krimin e kryer.

Top Channel