Pronat, dixhitalizim e unifikim i të dhënave

29/10/2014 00:00

Reforma ligjore e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka qenë tema e tryezës së zhvilluar me pjesëmarrjen e institucioneve të vendit dhe ato ndërkombëtare.

Duke u identifikuar si një nga fenomenet më negative gjatë gjithë viteve të demokracisë në vend, problematika e pronave duket se po hyn në një fazë të re.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, u shpreh se për të patur një proces të drejtë dhe të shpejtë duhet të funksionojë i gjithë sistemi.

Në këtë kontekst u vlerësua se dixhitalizimi dhe unifikimi i të dhënave mes institucioneve që përfshihen në kthimin dhe kompensimin e pronave, do të shmangë vonesat dhjetëra vjeçare si dhe mbivendosjet e pronave.

Ilirjan Muho, drejtori i përgjithshëm i Hipotekave, është shprehur se unifikimi i të dhënave do të eleminojë mbivendosjen e pronave.

Top Channel