PD: Edi Rama nuk ka bërë asgjë

29/10/2014 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cilësoi gënjeshtra të pacipa të kryeministrit Edi Rama komentet e tij për raportin e Bankës Botërore mbi klimën e biznesit në vend.

Zoti Basha tha se Rama përvetëson reformat e qeverisjes së demokratëve që i sulmoi kur ishte në opozitë.

Edhe deputetja Jorida Tabaku tha në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së se kryeministri nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

“Banka Botërore ka vlerësuar Shqipërinë nisur nga reformat që janë bërë përpara se Edi Rama të vinte në qeverisje. BB-ja në raport njeh në mënyrë specifike si avantazh për Shqipërinë tatim-fitimin për kompanitë në masën 15%. Shpresojmë që ky raport të shërbejë si një këmbanë alarmi për qeverinë, për t’u rikthyer tek ai sistem miqësor taksash, tek ato procedura të cilat e kanë vlerësuar Shqipërinë dhe që sot të renditet 40 vende më lart se më parë”, theksoi Tabaku.

Top Channel