Kandidatët për kreun e AMA-s, PD: Dëgjesa, antiligjore

29/10/2014 00:00

Për Partinë Demokratike, seanca dëgjimore me 4 kandidatët për kreun e Autoritetit të Medias Audiovizive në komisionin parlamentar të medias është e paligjshme.

Kjo, pasi sipas deputetit Luçiano Boçi, posti i kryetarit të këtij institucioni nuk është vakant.

“E paaftë të veprojë për shkak të sherrit brenda llojit me motiv babëzinë dhe klientelizmin, dyshja Rama-Meta i propozon Kuvendit jo dy, por 4 kandidatë, që janë velga të klientit mediatik të Edi Ramës.

Kjo është një farsë. Pasi mazhoranca deklaroi se do përfillte rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, deri tani i ka shkelur ato me të katër këmbët.

Paligjshmëria dhe kapja e shtetit për interesa personale e klienteliste është refreni i dyshes Rama-Meta dhe ne do ta kundërshtojmë këtë parreshtur”, deklaroi Boçi.

Top Channel