Rritja e madhe e popullsisë së botës

30/10/2014 00:00

Popullsia globale kapërcen çdo kufi të parashikuar nga ekspertët ndërkombëtarë të demografisë.

Sipas një raporti të fundit, asnjë katastrofë natyrore, epidemi vdekjeprurëse, apo ngjarje apokaliptike si Lufta e Tretë Botërore, nuk do mund ta ndalte ritmin e rritjes së popullsisë.

Vendet që kryesonin listën janë ato të Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme, ndërsa shtetet europiane ishin shumë poshtë në klasifikim. Shkencëtarët, në bashkëpunim me studiuesit, kanë arritur në përfundimin se nuk ka asnjë kurë për këtë revansh.

Profesor Jonathan Bradshaw shprehet se të dhënat demografike të popullsisë po shkatërrojnë planetin në çdo formë. Krahas lindjeve të reja, është edhe fenomeni i jetëgjatësisë. Sipas Bradshaw simbioza e tyre sjell një mbidozë njerëzish në botë.

Aktualisht janë rreth 7.1 miliardë njerëz në Tokë dhe demografët vlerësojnë se ky numër mund të rritet në rreth 9 miliardë deri në vitin 2050, edhe pse kjo është e bazuar në normat aktuale të fertilitetit, të cilat priten të bien gjatë dekadave të ardhshme.

Sipas shkencëtarëve duhen hartuar politika imediate, të cilat duhet të synojnë reduktimin e këtij fenomeni. Vizioni për mbipopullimin nuk duhet të jetë dritëshkurtër, pasi numri i njerëzve në botë sot, do të paraqesë një nga problemet më të frikshme për të mbijetuar në planetin e shekullit të ardhshëm.

Top Channel