Sri Lanka, s’ka shpresa për të mbijetuar, rreth 100 viktima

30/10/2014 00:00

Shpresat për të gjetur të mbijetuar mes baltës dhe rrënojave të shkaktuara nga një rrëshqitje dheu në Sri Lanka janë venitur gjatë së enjtes, edhe pse një ministër i kabinetit qeveritar e ndaloi numrin e viktimave në më shumë se 100, ndërkohë që një ditë më parë kishte deklaruar 300 viktima.

“Nuk mendoj se mund të ketë ndonjë të mbijetuar”, tha ministri i Menaxhimit të Fatkeqësive, Mahinda Amaraweera, pasi vizitoi vendin e prekur nga rrëshqitja në fshatin e njohur për plantacionet e çajit, Haldummulla, 190 km nga kryeqyteti Colombo.

“Janë rreth 100 persona të cilët janë varrosur, ndërkohë që disa fëmijë dhe punonjës civilë nuk janë gjendur nëpër shtëpitë e tyre gjatë momentit të fatkeqësisë”, shtoi ai, duke shpjeguar numrin më të vogël të viktimave, nga sa i frikësoheshin një ditë më parë.

Gjithsesi, Qendra për Menaxhimin e Fatkeqësive raporton ende për 300 persona të mbetur viktima. Sipas saj, ishin rreth 150 shtëpi të groposura gjatë rrëshqitjeve të së mërkurës, që u shtrinë në 3 km hapësirë dhe gllabëruan fshatin pas disa ditësh reshjesh të dendura.

Top Channel