Rishfaqet Princesha e Japonisë

30/10/2014 00:00

Princesha e Japonisë ka marrë pjesë në një banket për pritjen e familjes mbretërore holandeze duke u shfaqur në një event publik pas plot 11 vitesh.

Princesha Masako është bashkëshortja e Princit Naruhito, trashëgimtarit të fronit. 50-vjeçarja nisi të vuante nga stresi pasi iu bashkua familjes perandorake në vitin 1993.

Përpara se të martohej me Princin, Princesha Masako ka qenë një diplomate e suksesshme dhe mendohet se stresi i është shkaktuar nga ndryshimi radikal i stilit të jetës: nga udhëtime të shumta në një jetë të mbyllur në familjen perandorake.

Ndërsa ekspertë të tjerë kanë mendimin se stresi i është shkaktuar nga presioni për të lindur një djalë që do të ishte trashëgimtari i fronit japonez. Princi Akishino dhe Princesha Masako kanë vetëm një vajzë, e cila ka lindur në vitin 2001.

Top Channel