Jules Bianchi, ndoshta një problem frenash

30/10/2014 00:00

Ndërkohë që Jules Bianchi vazhdon të luftojë me vdekjen në një spital të Japonisë pas aksidentit të rëndë që pësoi në pistën e Suzukës, ‘Autosprint’ ka publikuar se Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka nisur një hetim për të qartësuar dyshimet mbi një mosfunksionim të rregullt të frenave të njëvendëshes Marussia, problem që shkaktoi aksidentit e pilotit francez.

Bëhet fjalë për pajisjen me emrin “brake by ware” që ka si funksion plotësimin e kërkesave të sistemit të rikarikimit gjatë frenimit, duke ndihmuar pilotin që në çdo moment të ketë në dispozicion fuqinë e duhur për frenime.

FIA po përqendrohet në këtë pjesë duke u nisur nga fakti se Marussia pothuajse nuk e uli fare shpejtësinë para përplasjes.

Një komision ekspertësh ku bëjnë pjesë Domenicali dhe Brawn do të analizojë këtë hipotezë për të qartësuar më në fund arsyen e aksidentit të francezit Bianchi.

Top Channel