Auditi i KLSH, Arvizu: Duhet pavarësi dhe profesionalizëm

30/10/2014 00:00

Është zhvilluar këtë të enjte në Tiranë dita e dytë e Konferencës
shkencore për KLSH. I pranishëm në këtë konferencë, ambasadori amerikan
në vendin tonë, Aleksandër Arvizu theksoi se Kontrolli  i Lartë i
Shtetit është një institucion mjaft i rëndësishëm, kredibiliteti dhe
profesionalizimi i të cilit është një domosdoshmëri për te hedhur dritë
mbi prokurimet publike, shpenzimet e qeverisë apo punësimet.

Sipas ambasadorit të SHBA, është domosdoshmëri për një shtet demokratik një KLSH e pavarur, pasi audituesit janë në një farë mënyrë rojtarët që ruajnë pasuritë e popullit.

“Një shoqëri demokratike duhet të veprojë me auditues të mirë, se ata janë rojtarët që hedhin dritë mbi prokurimet, punësimet dhe shpenzimet e qeverisë”, tha Arvizu.

Më tej Arvizu theksoi se audituesit duhet të jenë të trajnuar dhe t’ju jepet hyrje për llogaritjet në qeveri. Ata duhet të bashkëpunojnë më gjerësisht dhe të marrin pjesë në trajnime të ndryshme.

Nga ana e tij, kreu i shtetit, Bujar Nishani vlerësoi gjithashtu punën e KLSH në mbrojtjen e pasurisë së përbashkët publike duke shtuar se pavarësia dhe paanshmëria e këtij institucioni janë elementë të domosdoshëm në luftën kundër erupsionit.

“Paraja publike në momentin që bëhet e tillë nuk është pronë e asnjë individi tjetër, është pronë vetëm e shtetit shqiptar. Unë besoj që këtë eksperiencë të mirë që auditi i shtetit shqiptar ka mbledhur deri më sot, duhet ta shohë çdo ditë në aktivitetin tij në raport me shtetin shqiptar”, u shpreh presidenti Nishani.

Top Channel