Rusi, rrihen me grushta e më pas ndahen si zotërinj

30/10/2014 00:00

Sherret masive mes tifozëve të futbollit zakonisht ndodhin kur gjakrat nxehen nga loja në fushë, por një video që vjen nga Rusia tregon se si 76 huliganë rusë rrihen dhunshëm me njëri-tjetrin dhe pasi gjithçka mbaron, shtrëngojnë duart dhe përqafohen.

Videoja 4-minutëshe që ka marrë më shumë se 70 000 klikime në Youtube që kur është postuar ditën e dielë, tregon tifozët e Spartakut dhe Dinamos së Moskës që takohen në një autostradë të shkretuar pranë kryeqytetit dhe nisin të qëllohen me grushta.

Sherri përfundon kur personi që mban kamerën bërtet “MBAROI” dhe menjëherë dëgjohen ulërimat e tifozëve të Dinamos që janë fituesit e këtij sherri. Më pas, si zotërinj të vërtetë, fituesit ngrenë ata që humbën dhe i përqafojnë.

Njëri nga tifozët ka thënë për mediat lokale se sherre të tilla lihen me orar: “Zihemi përpara çdo ndeshjeje Spartak-Dinamo. Ky nuk ishte një sherr serioz, herën tjetër do zihemi me hunj që të ketë më shumë gjakderdhje.”

Top Channel