Fanset e çmendura të Kim dhe Kanye

30/10/2014 00:00

Kim Kardashian dhe Kanye West janë një nga çiftet më “fashion” në botën e spektaklit dhe dy vajza kanë vendosur që t’i imitojnë në çdo veshje të tyre. Kathleen Lee dhe Katie Burroughs kanë krijuar një blog me fotografi ku shihen të veshura si çifti për të cilin flitet më shumë në “showbizz”.

Vajzat i postojnë fotot e tyre në Instagram së bashku me origjinalet dhe për ‘Us Weekly’ shpjegojnë se e kanë idhull reperin Kanye West.

“E dimë që njerëzit shohin Kimin si ikonë mode, por disa nga veshjet e saj nuk mund të vishen po nuk e kishe një trup si ajo. Kanye ka shije dhe është ai që ka përmirësuar veshjen e Kimit, edhe pse ajo nuk e pranon kurrë”, thotë Kathleen dhe Katie.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel