Aksi Lushnjë-Fier, 120 penalizime për drejtuesit e mjeteve

30/10/2014 00:00

Prej disa ditësh në disa prej rrugëve hyrëse dhe dalëse të qytetit të
Lushnjës dhe një superstradën Lushnjë-Fier forca të policisë rrugore
kanë shtuar kontrollet.

Synimi sipas drejtuesve te policise eshte rritja e sigurise rrugore megjithate edhe numri i gjobave eshte shume i larte. Ne pak ore 120 masa jane marre ku shumica jane per drejtuesit e mjeteve qe nuk perdorin rripin e sigurimit dhe per tejkalim te shpejtesise ne rruge.

Nga keto jane 13 raste te pezullimit te lejeve te drejtimit te mjetit nderkohe qe 30 persona vetem gjate muajit tetor jane arrestuar per shkak se nuk kane patur lejen e qarkullimit.

Top Channel