Burkina Faso, sulmohet ndërtesa e parlamentit

30/10/2014 00:00

Turma njerëzish të egërsuar prej planeve të presidentit të Burkina
Fasos, Blaise Compaore për të zgjatur sundimin e tij 27-vjeçar kanë
sulmuar ndërtesën e parlamentit e i kanë vënë zjarrin.

Në flake, sipas korespondenteve ne vendngjarje, eshte bashkia e kryeqytetit dhe selia e partise ne pushtet. Me herët pati raporte se forcat ushtarake kishin hapur zjarr mbi demonstruesit qe mesyne parlamentin. Mbi turmen eshte leshuar me helikopter edhe gaz lotsjelles.

Parlamenti i Burkina Fasos do te diskutonte mbi ndryshimin e kushtetutes ne menyre qe 63-vjeçari Compaore, te kandidonte serish per postin e kreut te shtetit ne zgjedhjet presidenciale te vitit qe vjen. Ne media u tha se amendamentet kushtetuese jane terhequr, por kjo nuk u konfirmua nga nje minister i intervistuar prej agjensise se lajmeve Reuters.  

Compaore e mori presidencen me grusht shteti ne vitin 1987 e qe prej atehere, ka fituar kater zgjedhje te diskutueshme.

Top Channel