Semaforët, ligj vetëm për Tiranën

30/10/2014 00:00

400 mijë lekë të vjetra rrezikon të gjobitesh nëse shkel semaforin.
Ndryshimet ne Kodin Rrugor jane ashpersuar shume por duket se efektet do
t`i shfaqe vetem ne Tirane. Vetem ne kryeqytet nje pjese e kufizuar e
akseve kryesore kane semafor funksional, shume prej tyre me probleme apo
dhe te vendosur keq por gjithesi ekzistojne.

Por ne te gjitha qytetet e tjera semaforet pothuajse nuk ekzistojne.

Durrës

Ne qytetin e Durresit jane te instaluar dhjetra te tille por qe nuk funksionojne. Sipas te dhenave nga drejtoria e rrugeve ne durres jane 13 semafore ne gjithe qytetin nga te cilet funksionojne vetem dy, ne rruget ura e Dajlanit deri ne Plepa asnje nga 4 semaforet nuk funksionon, në Unazen re Re asnje semafor nuk punon, te vetmit qe jane ne pune ndodhen ne rrugen e re Shkozet deri ne Plepa ku funksionojne kater sematore.

Elbasan

Ne rrugen nga Tirana ne Elbasan jane ne funksionim semaforet paralajmerues ne tunel por ne qytet pothuajse nuk ekzistojne. Keto jane pamjet e shtyllave qe dikur kane patur siper semaphore por qe jane zhdukur.

Gjirokaster

Në Gjirokaster jane instaluar disa semafore te cilet nuk punojne por egzistojne thjeshte per dekor. Policia rrugore nuk i merr me parasysh por as drejtuesit e mjeteve te cilet e rregullojne trafikun ne mirbesim mes tyre.

Ne Korce, Pogradec, Lushnje, Rrogozhine, Berat, Shkoder, Lezhe, Peshkopi,Fier, Burrel, Permet,Tepelene, Fushe-Kruje semaforet edhe nese jane ne ndonje kryqezim nuk funksionojne.

Mosrespektimi i tyre dhe propozimet per vendosjen e gjobave shume te renda nga ana e policise rrugore shkaktoi debate te forta ne kuvendin e Shqiperise.

Semaforet, me cilesi te diskutueshme ekzistojne vetem ne kryeqytet ku bashkia nder vite ka bere perpjekje jo te plota per te disiplinuar trafikun rrugor per shkak te fluksit te shtuar.

Nderkohe ne te gjitha bashkite e vendit, por edhe ne rruget nacionale semaforet, si nje element shume i rendesishem i sinjalistikes rrugore nuk ekzistojne duke bere qe ndryshimet e reja ne ligj te kene efektin disiplinues vetem bulevardin kryesor apo ne unazen e Tiranes.

Top Channel