Aksion antikontrabandë, sekuestrohen mallra në doganë

30/10/2014 00:00

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se përmes disa aksioneve në
pikat të ndryshme doganore ka arritur të bllokojë sasira të
konsiderueshme mallrash kontrabandë.

Përmes një njoftimi zyrtar doganat bëjnë të ditur se në Kakavijë dhe qafë botë u bllokuan një sërë mallrash kontrabandë me vlerë 55 mijë euro. Ndërsa në degën e Shkodrës u bllokuan veshje dhe mallra elektro-shtëpiakë kontrabandë, detyrimi i të cilave llogaritet në mbi 92 milionë lekë, kurse gjoba rreth 555 milionë lekë.

Drejtoria e Doganave thotë se lufta ndaj kontrabandës dhe evazionit fiskal do të vazhdojë me të njëjtin intensitet në të gjithë territorin e vendit dhe pikat hyrëse doganore.  

Top Channel