PD hap konkurrimin për drejtuesit e Departamenteve

30/10/2014 00:00

Partia Demokratike ka hapur procesin e aplikimeve për konkurrim për
drejtuesit e Departamenteve dhe Sekretariateve në këtë forcë politike.

Procesi i aplikimit fillon këtë të enjte dhe ka afat deri me 6 nëntor të këtij viti. Permes kesaj forme zoti Basha fton te gjithe anëtaret e PD qe plotesojne kriteret e kerkuara te kandidojne per keto poste qe perfshojne 22 departamente dhe 6 sekretariate.

Siç njoftohen ne deklaraten e shperndare nga selia blu drejtuesit e ardhshëm të Departamenteve dhe Sekretariateve do të zgjidhen me votë nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.  

Departamentet kane lidhje me energjine dhe burimet natyrore, transportin, bujqesine, financat publike, antikorrupsionin, te drejtat e njeriut , punesimin etj. Sipas njoftimin kjo forme eshte perzgjedhur si nje mundesi per ngritjen ne nivel me te larte te rezultateve te PD .

Top Channel