Debitorët e energjisë vërshojne të paguajnë

30/10/2014 00:00

Me qindra qytetarë jane dyndur për të kryer pagesat e energjisë
elektrike në qendrat e kujdesit ndaj klientit, në ditën e tretë të
aksionit kundër vjedhjes së energjisë.

Qytetaret thone se u duhet te presin me ore te tera per te kryer pagesen, ndersa radha vazhdon edhe jashte qendrave te kujdesit ndaj klientit.

“Jemi prej katër orësh në radhë. Unë jam i papunë dhe kam një muaj që nuk kam paguar”, thotë qytetar.

“Si biznes kemi 5 milionë lekë fatura për të paguar, prej vitit 2007 dhe këtu kemi ardhur që të kërkojmë bërjen e një marrëveshjeje për pagimin e energjisë me këste”, thotë një përfaqësues biznesi.

Drejtori i Drejtorise se Arketimeve prane Operatorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike, Elvis Gjergji thote se gjate ketyre tre diteve, arketimet jane rritur me 40 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një muaji më parë.

“Arkëtimet, krahasuar me të njëjtën periudhë me muajt e mëparshëm, janë rritur me 40 për qind. Kemi një rritje rreth 300 milionë më tepër se të muajve paraardhëse. Rritja është në të gjithë Shqipërisë, kuptohet që Tirana dhe Durrësi që kanë peshën më të madhe edhe rritja është më e lartë, por edhe rajonet e veriut kanë një shtim të pagesave”, tha Gjergji.

Per bizneset apo konsumatoret familjare, te cilet kane akumuluar shuma te medha debie, OSHEE mundeson pagesen me keste.

“Duke patur parasysh që shumë nga këta abonentë janë debitorë për një periudhë të gjatë dhe kanë krijuar një debi të madhe iu ofrohet pagesa me këste. Për abonentët privatë marrëveshja është deri në 4 këste, kurse për familjarët është me 7 këste”, tha Gjergji.

Perveç Tiranes, dyndje ka patur edhe ne rrethe te tjera. Ne Vlore abonente te shumte kane nxituar te paguajne detyrimet por ka dhe qytetare te tjere te cilet kryejne ankesa per mbifaturime nga ana e punonjesve te OSHEE.

Punonjesit e qendrave thone se qe ne oren 8:00 te mengjesit gjejne ne radhe rreth 50 persona, ndersa sportelet mbyllen ne oren 20:00.
E njejta situate paraqitet edhe ne Elbasan ku arketimet jane rritur ndersa dyndja e qytetareve ne sportele ka shtuar numrin e arketareve per te perballuar fluksin. Ne kete qytet arketimet kane shkuar ne disa dhjetra miliona leke ne dite.

Top Channel