Muajt e verës mediat rozë në Spanjë shkruanin për një brune misterioze në krah të Neymar në Ibiza. Por përveç pak artikujve të shkurtër dhe disa fotove ku shihej asi brazilian i Barcelonës dhe brunja misterioze nuk u mësua asgjë më shumë.

Së fundmi mediat në Spanjë dhe ato në Serbi shkruajnë se bëhet fjalë për modelen serbe, Soraja Vuçeliç, 28 vjeç për të cilën Neymar ka dërguar një avion privat në Beograd për të marrë në Barcelonë ku e priste 22-vjeçari.

E në fakt zërat përforcohen akoma më shumë nga fotot e shpërndara në internet nga 28-vjeçarja, e njohur në Serbi edhe për pjesëmarrjen në Big Brother. Ajo ka pozuar me fanelën e sulmuesit brazilian, me gjasa gjatë udhëtimit për ta takuar atë në Barcelonë.

Sipas mediave serbe Neymar dhe Soraja janë njohur muajt e verës në Ibiza dh që prej asaj periudhe kanë ruajtur kontaktet me njëri-tjetrin.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel