Shoshana Roberts, protagonistja e videos që kishte si qëllim që të tregonte ngacmimet me të cilat përballej një femër ndërsa ecte në Nju Jork, ka marrë kërcënime përdhunimi online.

Lajmin e bën të njohur Hollaback, organizata që ka si qëllim t’i japë fund ngacmimeve të tilla në të gjithe botën dhe që administron dhe videon e quajtur “10 orët e një gruaje duke ecur në Nju Jork” e cila është klikuar mbi 1 milion herë.

Sipas gazetës britanike “The Independent” ideja lindi nga regjisori Rob Bliss, i cili mori shkas nga ngacmimet në rrugë që i bëheshin çdo ditë të dashurës së tij. Ndërkohë Roberts doli vullnetare për t’u filmuar me kamerën e fshehtë të cilën regjisori e mbante para saj, të vendosur në një çante shpine.

Ndërsa ecte në rrugët e Nju Jorkut, e veshur me xhinse dhe një bluze të mbyllur, Roberts mori mbi 100 ngacmime nga të panjohur.

Ajo nuk i ktheu përgjigjje asnjë prej meshkujve të cilët i flisnin. Shumë prej tyre e quanin me fjalë të shumta si  “bukuroshe”, “karamele”, ndërsa shumë të tjerë i kërkonin që t’u kthente përgjigjje.

Njëri prej tyre eci pranë Roberts për pesë minuta, herë pas here duke i ngulur sytë dhe pa thënë asnjë fjalë.

Vetëm pak ore pasi videoja u publikua, Hollaback raportoi që aktorja ka marrë kërcënime përdhunimi në faqen e Youtube ku u transmetua videoja.

Sipas tyre, këto kërcënime tregojnë se ngacmimet në rrugë janë një pikë e nxehtë dhe se qellimi i tyre është t’u tregojnë meshkujve njëherë e mirë që ngacmimi në rrugë nuk është gjë normale dhe se qyteti refuzon ta tolerojë këtë gjë.

Një video e tillë ishte bërë edhe në Egjipt dy muaj më parë.

Top Channel