Vlorë, digjet automjeti pranë Ujit të Ftohtë

30/10/2014 00:00

Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e pasdites së kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës, në zonën e Ujit të Ftohtë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare nga qyteti bregdetar, sipas të cilave automjeti i përfshirë nga flakët ishte i tipit “Peugeot” dhe pa targa.

Sipas burimeve, efektivët që u angazhuan për shuarjen e zjarrit, pas mbikëqyrjes që i kanë bërë makinës kanë arritur në përfundimin se shkak i ngjarjes është bërë një shkëndijë elektrike.

Burimet shtojnë më tej se uniformat blu kanë zbardhur edhe motivin përse automjeti ishte pa targa, duke saktësuar se objekti ishte prej disa ditësh në shitje.

Top Channel