Gjykata e Lartë, rrëzohen dekretet e Nishanit

30/10/2014 00:00

Ashtu siç pritej, shumica në Kuvend ka rrëzuar dekretet e presidentit Bujar Nishani për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Por emri i Sokol Ngresit ka marrë 67 vota kundër, 7 vota pro dhe një abstenim.

Pro dekretit të presidentit, përveç Spartak Brahos, që ishte deklaruar më herët, u rreshtuan edhe deputetë të tjerë të LSI, si dhe deputeti i vetëm i opozitës, ai i PDIU, Aqif Rakipi.

Ky i fundit, së bashku me dy deputetët e LSI, Spartak Braho dhe Shkëlqim Selami, ishin tre votat pro ndaj dekretit tjetër të presidentit, atij që mbante emrin e Elona Stavrit, e cila u rrëzua me 73 vota kundër.

Parlamenti votoi gjithashtu edhe kandidaturën e Albana Shtyllës dhe Vangjel Kostës për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Edhe në këto votime pati vota kundër nga radhet e mazhorancës, por ato u miratuan me shumicë nga e majta në Kuvend.

Top Channel