Moda e re, “selfie” me “dronë”

30/10/2014 00:00

Një kompani pajisjesh elektronike kineze, e cila prej vitesh është dominuese në treg, kërkon të fusë risinë e “dronëve” (pajisje të telekomanduara fluturuese), që bëjnë fotografi “selfie” dhe jo vetëm.

“Droni” ka përbërje të bardhë plastike, nuk është i frikshëm, madje është edhe i lehtë për t’u përdorur nga shumica e njerëzve, – shprehet Eric Cheng, drejtor i imazheve ajrore në këtë kompani.

Ai shton se “dronët” do të bëhen si një “kamera në çantën e gjithësecilit”, dhe do arrijnë të thyejnë dimensionin standard për pozicionimin e planeve fotografike.

Prestigjiozja CNN shkruan se kinezët ecin me hapin e kohës në teknologji dhe konsiderohen si prodhuesit më të mëdhenj të ideve e risive inovative.

Gjithashtu, sipas grupit kërkimor “Frost&Sullivan”, shumë shpejt ka gjasa që “droni” të kthehet në një “udhëheqës global” për sistemet ajrore të telekomanduara.

Megjithatë, rregulloret dhe ligjet krijojnë deri diku konfuzion për përdorimin e këtij mjeti fluturues.

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA po punon për pastrimin e objekteve ajrore komerciale pa pilotë dhe detajet priten deri në fund të vitit. Për shkak të këtyre juridiksioneve në vende të ndryshme të botës, kompania kineze është në hartim e sipër të taktikave për përdorimin e “dronëve”.

Në fund të fjalimit të tij, përfaqësuesi i kompanisë u shpreh se terminologjia “dron” është e frikshme dhe deri diku është keqkuptuar nga mediat, prandaj grupi i tyre i punës tashmë është i fokusuar në ndryshimin e perceptimit të termit “dron” nga njerëzit.

Top Channel