Pensilvani, kapet i kërkuari i FBI-së, Frein

31/10/2014 00:00

Pas thuajse 7 javësh arrati, vrasësi i dyshuar i një polici, Eric Mattheë Frein, ndodhet tashmë pas hekurave të paraburgimit, bëri të ditur zëdhënësja e policisë së shtetit të Pensilvanisë, Connie Devens.

Sipas një zyrtari të qeverisë lokale, i informuar mbi këtë çështje, Frein u kap në një aeroport të braktisur mes Henryville dhe Tannersville, ndërkohë që raportohet se është shoqëruar në polici pa shkaktuar asnjë incident.

Një ekip i shërbimeve për operacione speciale gjurmoi Frein në aeroportin e braktisur, ndërsa po kryeshin punime për të pastruar zonën në fjalë, sipas burimeve të zbatimit të ligjit, që kishte dijeni mbi kapjen e tij.

Puna e ekipit të Sherifave u ndihmua gjithashtu edhe nga informacionet e inteligjencës dhe të dëshmitarëve, të mbledhura përgjatë kohës së ndjekjes së organizuar ndaj tij.

Frein ishte i armatosur me dy armë gjatë momentit të arrestimit, specifikisht një pistoletë dhe një automatik, por pas kërkimeve në zonën e fshehjes së tij u gjetën edhe thika, ndërkohë që po kërkohet për më shumë armë.
 
Frein, 31 vjeç, dyshohet për të shtënat e 12 Shtatorit, që lanë të vdekur oficerin truprojë Bryon Dickson dhe plagosën ushtarin Alex T. Douglass jashtë kazermës së policisë së shtetit të Pensilvanisë, në Blooming Grove.

Hetuesit kanë ndërmend të kërkojnë dënimin me vdekje për Frein, siç është bërë e ditur për reporterët, teksa tashmë ai gjendet në një qeli të kazermës ku shkaktoi 1 viktimë dhe 1 të plagosur.

Top Channel