Rrathët misteriozë në Jordani

31/10/2014 00:00

12 rrathë misteriozë që mund të shihen vetëm nga ajri dhe të shpërndarë në të gjithtë territorin e Jordanisë kanë tërhequr ndër vite kureshtjen jo e shkencëtarëve.

Rrethi i parë, i quajtur J1 ëshë zbuluar në vitin 1920. Më pas me kalimin e viteve u zbuluan edhe 11 të tjerët. Disa prej tyre kanë formë të çrregullt, të tjerë kanë një formë gjeometrike perfekte.

Teoritë mbi formimin e këtyre rrathëve janë të shumta. Kryesoret janë ato që e lidhin me aktivitetin njerëzor, por nuk mungojnë edhe ato që flasin për një “dorë jashtëtokësore”.

Mes atyre që mbështesin dhe i qendrojnë fort teorisë së parë është shkencëtari australian David Kennedy. Ai thotë se duke patur parasysh përbërjen e tokës në Lindjen e Mesme, rrathët janë formuar duke vendosur masa gurësh në mënyrë të çrregullt që më pas kanë zënë vend.

“Shumë prej rrathëve janë të çrregullt, por ka prej tyre me një saktësi të madhe gjeometrike”, thotë ai.

Kennedy shton se për ndërtimin e disa prej tyre duhet të jetë përdorur një forcë e madhe punëtore, nisur nga madhësia, ndërkohë që sa i përket periudhës kur janë ndërtuar këta rrathë ajo mbetet ende një mister dhe objekt hipotezash.

E si për të mos mjaftuar kjo ajo që shton akoma më shumë misterin është zbulimi i dy rrathëve akoma më të mëdhenj pranë Homsit në Siri. Rrathët u kapën nga satelitit Ikonos në 2003-in. Ata janë pranë zhdukjes për shkak të urbanizimit të zonës, por sërish të dukshëm.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel