Izraeli rihap zonën e shenjtë

31/10/2014 00:00

Autoritetet izraelite rihapën zonën e shenjtë në Jeruzalemin Lindor, të mbyllur pas tensioneve të fundit mes policisë dhe protestuesve palestinezëve.

Tensionet u përshkallëzuan pas plagosjes së rabinit Yehuda Glick dhe vrasjes së një të riu palestinez nga ana e policisë izraelite, i dyshuar si autor i plagosjes së rabinit.

Rihapja u bë për faljen e së premtes për besimtarët myslimanë, por me kufizime duke u ndaluar personat mbi 50 vjeç për shkaqe sigurie.

Rabini Yehuda Glick mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat e një 32-vjeçari palestinez, i cili u qëllua më pas për vdekje nga policia. Glick, i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është mbështetës i flaktë i më shumë të drejtave për hebrenjtë që të falen në vendin e njohur prej këtyre të fundit si Tempulli i Malit dhe prej myslimanëve si Haram al-Sharif.

Bëhet fjalë për zonën më të shenjtë të Judaizmit, e cila përmban njëkohësisht dhe xhaminë Al Aksa, që është nga ana e saj vendi i treti më i shenjtë i islamit.

Zona konsiderohet e shenjtë për myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët për shkak të lidhjes që ka me Jezusin, sipas Biblës. Izraeli ka kontrollin e rajonit që prej 1967-ës, ndërkohë që menaxhimi bëhet nga një komitet mysliman i ngritur që nga koha e kryqëzatave.

Izraeli nuk lejon që në zonën e shenjtë të luten besimtarët jomyslimanë për shkaqe sigurie.

Top Channel