Hungaria, Qeveria tërhiqet nga nisma për taksën

31/10/2014 00:00

Pas valës së tubimeve masive në mbarë vendin, kryeministri hungarez
Viktor Orban ka hequr dorë nga planet për vendosjen e një takse të
internetit.

Qeveria eshte terhequr nga kjo nismë, deklaroi ai por pa perjashtuar mundesine e prezantimit te nje legjislacioni te ngjashem ne te ardhmen. Kreu i ekzekutivit sqaroi se taksa qe shkaktoi indinjate ne popull, nuk mund te vendoset ne formen e saj aktuale.

Kritiket mendojne se taksa ne vetvevete nuk ishte gje tjeter veçse nje perpjekje e Qeverise konservatore hungareze per te penguar zerat kundershtare.

Top Channel