Dronë mbi centralet bërthamore franceze

31/10/2014 00:00

Minihelikopterë të telekomanduar janë parë ditët e fundit të fluturojnë mbi shumë nga centralet bërthamore të Francës.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbuluar se kush i drejton këto mjete të vogla fluturuese, të cilat edhe pse nuk përbëjnë shqetësim për sigurinë e centraleve, kanë ngjallur kureshtjen.

Dyshimet e para ranë mbi aktivistët e mbrojtjes së mjedisit, të cilët edhe më herët kanë fluturuar mbi centrale mjete të tilla, por këtë herë mohuan të kenë gisht.

Sipas autoriteteteve mjetet nuk përbëjnë asnjë kërcënim për sigurinë e centraleve bërthamore, nga të cilat Franca siguron 75 përqind të nevojave të veta për energji elektrike.

Top Channel