Neuer, je çmendur?!

31/10/2014 00:00

Daljet nga porta nuk i ka të rralla, pavarësisht se në botërorin e Brazilit u bë më i famshëm për to. Manuel Neuer nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për të luajtur futboll dhe jo thjeshtë të qendrojë pasiv në portë si me Bajernin e tij ashtu edhe me Gjermaninë.

Numri një i portës bavareze e dëshmoi sërish këtë kur në ndeshjen e kupës së Gjermanisë kundër Hamburgut la portën dhe pasi dribloi njërin prej sulmuesve të skuadrës vendase, pasoi saktë në kufijtë e gafës që mund të rezulonte fatale.

Po ndaj Hamburgut në shtator në ndeshjen e vlefshme për kampionat të fituar 1-3 nga bavarezët kreu sërish një dalje të tillë, por që nuk ishte kaq e suksesshme.

Top Channel