Shuhet Fadil Kujofsa

31/10/2014 00:00

Ndahet nga jeta në moshën 63-vjecare, aktori i mirënjohur i skenës teatrore shqiptare Fadil Kujofsa.

Aktori ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes, ndërsa la pas katër dekada jetë artistike.

Kujofsa ka me dhjetëra role në teatër, por edhe në kinematografi, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.

Një aktor profesionit, i cili përcolli vlerat më të mira në skenën teatrore dhe në kinematografinë shqiptare, nuk mungoi dhe në dramën “Ëndrra e Ismail Qemalit”. Fadil Kujofsa, aktor i Teatrit Kombëtar që prej vitit 1974, ka një galeri të pasur personazhesh, ku ndër më të spikaturit në karrierën e tij artistike janë interpretimet në komeditë “Nata e XII”, “Pas vdekjes”, “Valsi i Titanikut”, “Martesa e avokatit”, “Miq të paftuar”, apo dhe dramat “Furrnalta”, “Hekurat”, “Filumena Marturano”, etj.

Top Channel