“Legalizohen” linjat e energjisë

31/10/2014 00:00

Në qytetin e Korçës nuk ka fluks të shtuar të personave që duan të
paguajnë energjinë, kjo për shkak se në këtë qytet përqindja e pagesës
së energjisë ka qenë gjithmonë shumë e lartë.

Ndersa Shkodra qendron ne krye te mospagimit. Ne sportelet e OSHEE-së ne kete qytet ka fluks ne rritje, por numri me i madh eshte i atyre qe kerkojne te legalizojne lidhjet e energjise duke bere kontrate me kompanine e shperndarjes. Kjo konfirmohet nga drejtuesit lokale te kompanise.

“Sipas informacioneve qe kam eshte rritur ne menyre te ndjeshme numri i kerkesave per legalizimin lidhjeve te energjise elektrike, por edhe per pagimin e energjise se papaguar”, thote drejtori i Njesise Matese te OSHEE-se, ne Shkoder.

Ne kete qytet jane arrestuar 12 persona per lidhje te paligjshme dhe vjedhje energjie ndersa kontrollet vazhdojne.

Top Channel