Organet e drejtësisë në Serbi kanë marrë në pyetje përfaqësuesit e Tifozëve Kuq e Zi në Luginën e Preshevës pas një proteste në autostradën Shkup-Beograd, ku ata shprehën pakënaqësinë ndaj vendimit të UEFA-s, duket se tifozët shqiptarë të kësaj zone kanë ngacmuar shtetin.

“Ne si Tifozë Kuqezi më datë 25 tetor reaguam kundër vendimit të padrejtë të UEFA-s i cili dëmton rëndë Shqipërinë dhe për këtë Ministria e Punëve të Brendshme më ka thërritur për të më marrë në pyetje. Megjithatë ne si Tifozë Kuqezi do të vazhdojmë të mbështesim kombëtaren shqiptare deri në fund”, thotë Arianit Aliu, përfaqësues i Tifozëve Kuqezi në Preshevë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë tërë kohës kanë mbështetur kombëtaren shqiptare dhe kjo shpesh nuk u pëlqen as mediave e as politikës.

Përfaqësuesit e tifozëve janë liruar pasi janë pyetur për aktivitetet e tyre.

Top Channel