Ferri i grave skllave të ISIS-it

31/10/2014 00:00

Gjate këtyre muajve të fundit të fushatës së tij të dhunës, Shteti
Islamik ka kapur me qindra gra e vajza. Shumë pak prej tyre kanë arritur
të shpëtojnë, e disa kanë treguar sesi përdhunohen prej militantëve të
ISIS-it, sesi janë shtrënguar në martesa të padëshiruara e një pjesë
janë kthyer në skllave seksuale.

Duke sjelle rastin e nje 15-vjeçare te komunitetit jazidi, te rrembyer ne Irakun verior, ‘Zeri i Amerikes’ tregon se adoleshenten e kane detyruar te martohej me luftetare te ndryshem. Vajza arriti t`i shpetonte ferrit te perjetuar pasi drogoi rrembyesit me substanca qe gjeti ne banesen ku e mbanin te burgosur.

Ajo rrefen se e kane shitur bashke me dy vajza te tjera, te cilat me vone i kane derguar ne Mosul. Disa prej grave apo vajzave te sekuestruara kane arritur t`i telefojne familjeve. Ne zerat e tyre lexohet deshperimi, thote “Zeri i Amerikes” duke cituar Baher Ali, anetar i  fondacionit ndërkombëtar AMAR: “Lutjuni Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar ta bombardojnë këtë vend ku ndodhemi, thone ato. Duam të vdesim, sepse po jetojmë si të vdekura”.

Kohët e fundit organizata ‘Human Rights Watch’ publikoi një raport mbi martesat me detyrim dhe konvertimin fetar të jazidive nga ISIS. Nga ana tjeter edhe Universiteti i Virxhinias zhvilloi një konferencë mbi dhunën e ushtruar ndaj grave prej xhihadisteve. Sipas aktivisteve ne terren, abuzimet jane tronditese ndersa mbështetja per viktimat eshte e pamjaftueshme dhe as donatorët ndërkombëtarë nuk po mobilizohen me ndihma.

Top Channel