Nëse zbavitja juaj konsiston në të qëndruarit pranë një luani, aq sa kur ai hap gojën mund ta kuptoni nga era se çfarë ka ngrënë, atëherë ju duhet të vizitoni Parkun Safari në Rankagua të Kilit, aty ku turistët lëvizin me një kamion-kafaz sipër të cilit ngjiten grabitqarët dhe tregojnë dhëmbët kërcënueshëm.

Ata më guximtarët mund edhe të gudulisin te barku luanët e stërmëdhenj.

Organizatorët vendosin mish të freskët sipër kafazëve ku rrinë turistët dhe luanët ngjiten për t’u ushqyer dhe ka raste që flenë gjumë sipër mjetit transportues.

Parku Safari (Parque Safari) është i pari i këtij lloji në Kili dhe një nga të paktët që gjenden në Amerikën Latine. Ideja është që njerëzit të shikojnë grabitqarët në habitatin e tyre natyral në një kohë që vetë janë të mbyllur në kafaz.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel