Lohan: Nuk jam lidhur me Tom Cruise

31/10/2014 00:00

Lindsay Lohan ka përgënjeshtruar zërat se po frekuentohet me Tom Cruise. Sipas revistës ‘OK!’, dy aktorët janë takuar në Londër para një muaji dhe që nga ajo kohë dalin së bashku në mënyrë të fshehtë.

Por, Lohan ka thënë për ‘Daily Mirror’ se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm.

Edhe babai i Lindsay Lohan ka thënë me shaka: “Tom Cruise nuk më ka marrë kurrë në telefon për të kërkuar dorën e vajzës sime.”

Top Channel