Tyson: Jam abuzuar seksualisht në moshën 7-vjeçare

31/10/2014 00:00

Ish-boksieri Mike Tyson ka zbuluar se në moshën 7-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një burrë i moshuar.

Duke folur në një intervistë radiofonike, 48-vjeçari tha: “Jam abuzuar seksualisht nga një plak në Bruklin. Ka ndodhur vetëm një herë dhe nuk e kam parë më atë njeri. Po ecja në rrugë kur më kapi.”

Tyson shpjegoi më tej se nuk ka denoncuar kurrë në polici këtë ngjarje dhe kur u pyet nëse ky episod e ka ndryshuar si njeri, ai u përgjigj: “Nuk e di nëse kam ndryshuar ose jo pas asaj dite.”

“Nuk jam i turpëruar aspak nga ajo që më ka ndodhur”, shtoi Mike Tyson.

Top Channel