Hajdutët e energjisë në gjykatë

31/10/2014 00:00

Kanë dalë para Gjykatës së Tiranës 22 të arrestuarit e parë në kryeqytet për vjedhjen e energjisë.

Gjatë seancave të zhvilluara, prokurorët kërkuan arrestin me burg me argumentin e rrezikshmërisë së kësaj dispozite, e cila dënohet deri me pesë vjet burg për rastet kur të arrestuarit janë pronarë biznesesh apo administratorë të tyre.

Për këtë gjykata dha ‘arrest me burg’ për shtatë prej tyre, ndërkohë që për shtatë të tjerë vendosi masën e ‘detyrimit me paraqitje’. Po ashtu gjykata dha edhe masën e burgt me afat nga 20 deri në 30 ditë apo edhe arrest shtëpiak për tetë të arrestuar të tjerë.

Por ajo që pritet të hapë diskutime në shkallët e tjera të gjyqësorit është ndryshimi me formulimin e mëparshëm të nenit 137, ku për avokatët termi “përfitim” nuk quhet vjedhje sipas tyre, duke qenë se aparati matës i energjisë vijon të regjistrojë detyrimin e qytetarit ndaj kompanisë.

Top Channel