Qendër për Personat me Aftësi të Kufizuara

31/10/2014 00:00

Personat me Aftësi të Kufizuara kanë tashmë një qendër rehabilitimi të ngritur posaçërisht për ta.

Një godinë katërkatëshe e ndërtuar në periferi të Tiranës ofron për ta ambiente të pershtatshme për të zhvilluar, kurse kompjuteri, kuzhine, kurse per mesimin e Gjuhes Angleze, sistemin brail dhe gjuhen e peronave qe nuk degjojne.

Ne te eshte planifikuar edhe hoteleri per personat e ketij komuniteti, qe vijne nga qytete te tjera.

“Kjo qendër me këto përmasa, mbi 6 mijë metra katror, nuk do të jetë qendra e të verbërve, por siç e shikoni është konceptuar si Qendra Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Janë parashikuar shërbime për të gjithë personat me aftësi të kufizuara. Proceset e rehabilitimit fizik, terapitë e kombinuara, sallat për ata që kanë probleme me të folurit, për autikët dhe të gjithë grupet e tjera të Aftësisë së Kufizuar. Përpjekjet tona për t’u integruar tashmë marrin një dimension real dhe konkret dhe nuk janë më çështje strategjish e letrash e fjalë të bukura të propaganduara në media për të ushqyer njerëizit me lugë bosh”, tha Sinan Tafaj, kryetar i Këshillit Kombetar të Aftësisë së Kufizuar.

Kjo godine u ndertua me fonde te Shoqates se te Verberve dhe  fonde te ofruara nga biznese te ndryshme per bamiresi. E pranishme ne inagurimin e saj ishte kryetarja e Komisionit te Çeshtjeve Sociale dhe Shendetesise Alaban Vokshi dhe komisioneri i Avokatit te Popullit qe perfaqeson kete komunitet.

“Nga ky përurim, ne fakt unë dua të dëshmoj me keqardhje se mjerisht po bëhet politikë edhe me kujdesin dhe mbrojtjen sociale dhe me të ashtuquajturën paketë solidare, e cila nuk ka përmirësuar, por ka rënduar jetesën e personave me aftësi të kufizuara. Të verbërit, por edhe persona të kategorive të tjera po pengohen për marrjen e pagesave të invaliditetit”, tha Vokshi.

Ne ambientet e reja eshte zhvilluar edhe kongresi i katert i Shoqatës Kombëtare të të Verbërve, ku eshte rizgjedhur president i saj Sinan Tafaj.

Top Channel