Për herë të parë pas më shumë se 30 vitesh botohet Antologjia e Letërsisë së Re Shqipe në kroatisht. Një librari kroate mori përsipër të sjellë për lexuesit e saj edhe disa botime nga gjuha shqipe në kuadër të përkthimit të letërsisë së vendeve të vogla. Janë 12 autorë të përzgjedhur në këtë antologji nga Arian Leka dhe përkthyer nga Shkëlez Maliqi. 6 prej shkrimtarëve të rinj ishin të pranishëm në Kroaci kur u prezantua ky libër.

Nathan King e kishte biçikletën e tij të vetmin mjet transporti me të cilin shkonte në punë prej 10 vitesh. Një mbrëmje kur del jashtë restorantit Culver ku punonte, biçikleta e tij ishte zhdukur. Vjedhja e la atë të mërzitur e të trishtuar, por dikush kishte menduar për të. Një i panjohur i kishte blerë atij një biçikletë argjendi të markës Schwinn.

Një nga lojtarët më të mirë në futbollin amerikan, Kathy Rackley, thotë se është më shumë krenar për leximin sesa për futbollin. Deklarata surprizuese është bërë në librarinë e një kolegji ku në një farë mënyre ai iu bën thirrje të rinjve të lexojnë më shumë. Ai ishte anëtarësuar në një klub leximi dhe herë pas here mblidhen në ndonjë shtëpi në Greqi apo Gjeorgji ku diskutojnë për librat.

Eugert Zhupa është një nga kampionët që përfaqëson më së miri Shqipërinë në botë. Ciklisti 24-vjeçar sukseset i ka arritur në Itali dhe në çdo moment nuk harron ta tregojë që është shqiptar. I dashuruar pas biçikletës ai ka arritur të rrëmbejë zemrat e tifozëve të këtij sporti. Ai thirret me nofkat “luftëtari” dhe “shqiponja shqiptare”.

Top Channel