Marshim kundër kancerit të gjirit

31/10/2014 00:00

Për të gjashtin vit rradhazi, dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të
shoqërise civile kanë marshuar në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit” kundër
kancerit të gjirit, një sëmundje, e cila çdo vit në vendin tonë prek
dhjetëra femra.

Edlira Peposhi eshte nje nga grate qe e ka fituar betejen me kancerin e gjirit, edhe pse per te ka qene nje lufte me dhimbje.

“Le të përballen me ato vështirësi të kimioterapive dhe të proceseve të shërimit, sepse ja, jeta vazhdon përsëri. Do të doja njëkohësisht dhe dola të flas, për ato gra dhe vajza, të cilat e mënjanojnë dhe e neglizhojnë vizitën e mamografisë. Shkoni, vizitohuni, identikojeni sa më shpejt kancerin, sepse sa më shpejt ta identifikoni aq më shpejt do të shëroheni”, thotë Edlira Peposhi.

Drejtoresha e Shoqates Kristiane te Grave Shqiptare, Donika Godaj tha se parandalimi i kesaj semundje eshte pike kyçe per ta luftuar ate.

“Shoqata jonë e ka çuar të gjithë informacionin tek 2 mijë gra, të fshatit, të qytetit, gra rome, gra të burgosura e të tjera kategori me probleme. Numri 2 mijë, mund t’ju duket një shifër e ulët. Në raport me mijëra gra, që do të kishin pasur nevojë ta merrnin këtë shërbim”, tha Godaj.

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu tha se edhe pse shqiptaret jane sensibilizuar, ende numri i grave qe e humbasin kete lufte eshte i madh.

“6 vite më parë Ambasada Amerikane nisi këtë nismë, së bashku me YVCA dhe nisma ishte ky lloj marshimi që ne bëmë edhe sot. Eshtë e rëndësishme, kur flasim për këtë problematikë, që të kuptojnë se sa i rëndësishëm është zbulimi i hershëm. Eshtë kyc për të gjitha sëmundjet tumorale. Nënkupton që mundësia për t’u trajtuar, për t’u kuruar dhe për të mbijetuar është e lartë, por fatkeqësisht në Shqipëri është ende e ulët shkalla e zbulimit të kësaj sëmundjeje”, tha Arvizu.

Ministri i Shendetesise tha se kete muaj eshte dyfishuar numeri i femrave qe kryejne mamografi dhe ne liste pritje jane ende edhe 2 mije paciente.

“Për fat të keq, në Shqipëri, kancerin e gjirit, por përgjithësisht sëmundjet tumorale ne i zbulojmë në stad shumë të vonët. Mbaron ky muaj dhe janë 2 992 gra në listë pritjeje, të cilat unë dua t’i garantoj, sepse me një urdhër të nxjerrë dy ditë më parë, kjo listë do të marrë shërbim muajin e ardhshëm”, tha ministri Ilir Beqja.

Ne kete aktivitet ishin te pranishem perfaqesues te bashkise, deputete te mazhorances dhe te opozites, te cilet jane bashke ne luften kunder kancerit te gjirit.

Top Channel