Një “Pasdite” me Ornela Bregun

31/10/2014 00:00

Ornela Bregu zbuloi se po kërkonte të rikthehej në televizion kur i erdhi propozimi për të qenë prezantuesja e re e “E Diell”. Në një intervistë për “Pasdite në Top Channel” ajo flet për angazhimin e ri në televizion dhe jetën e saj familjare.

E Diell – Po kërkoja të kthehesha në një televizion. Gjithmonë kam qenë e ftuar, por jo protagoniste. Doja të rikthehesha dhe propozimi erdhi në kohën dhe momentin e duhur. Me Alban Dudushin jemi miq të vjetër dhe ndihemi mirë me njëri-tjetrin. “E Diell” është një program i gjatë që kërkon energji dhe ritëm. Këtë sezon programi vjen me ide të reja dhe me rubrika të reja që e mbushin.

Puntata e parë – Im shoq më kritikoi. Edhe vajza pati kritika, por për veshjen. Gjithsesi, jam shumë e kënaqur. Publiku është i dashur dhe të jep siguri.

Raporti me publikun
– Nëse je i njëjti person si në jetën private, si në ekran, publiku të pëlqen.

Shoqëria
– Mjafton të jetë dëshira e mirë sepse gjen kohë për familjen, punën dhe shoqërinë. Unë i programoj mirë gjërat pasi zgjohem herët në mëngjes.

Familja – Kam prindër të thjeshtë dhe punëtorë. Jemi 3 motra të martuara dhe shtëpitë nuk i kemi larg njëra-tjetrës. Me të voglën jam më e lidhur sepse kemi vetëm 2 vite diferencë, ndërsa motra e madhe kujdesej si një prind për ne pasi vetë prindërit ishin në punë.

Fëmijët
– Jam një nënë e butë. Mundohem t’i kuptoj fëmijët e mi dhe shpresoj që po bëj punë të mirë.

Bashkëshorti
– Kur kam kënduar në fund të viteve ’90, im shoq ishte spektator i thjeshtë në Pallatin e Kongreseve. I kisha bërë përshtypje atij dhe nënës së tij. Më kërkoi dhe me këmbëngulje arriti të më njihte.

Top Channel