Vasili: Opozita të braktisë bojkotin

31/10/2014 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes nënkryetarit Petrit Vasili i ka përsëritur opozitës, konkretisht Partisë Demokratike, kërkesën që të rikthehet në jetën parlamentare.

Duke iu referuar edhe apeleve të faktorit ndërkombëtar, Vasili ka ritheksuar se debati politik, idetë dhe kauzat zhvillohen në Parlament.

“Është momenti ta rinovojmë edhe njëherë ftesën e kërkesën që opozita të mos u mungojë impenjimeve të rëndësishme dhe rolit të saj të pazëvendësueshëm në politikë, por dhe në Parlamentin shqiptar, sepse siç vjen qartë edhe mesazhi nga Europa, mesazh i cili nuk ka nevojë për ndërmjetës, debati shqiptar dhe mandati i dhënë nga qytetarët shqiptarë për të gjithë palët në politikë, mazhorancë dhe opozitë, zhvillohet vetëm në sallën e Parlamentit ku zhvillohen idetë, por zhvillohen dhe përgjegjësitë e mëdha politike para vendit. Njëkohësisht ndërtohen dhe kauzat dhe formësohen dhe profilet mazhorancë–opozitë në mënyrë më të fortë dhe më të dukshme, por sigurisht dhe në syrin e vëmendshëm dhe të vazhdueshëm të qytetarëve votues”, ka deklaruar Vasili.

Top Channel