Asgjë e re nga Jules Bianchi

31/10/2014 00:00

Gjendja shëndetësore e Jules Bianchi vazhdon të mos ketë asnjë ndryshim katër javë pas aksidentit të rëndë që piloti francez i Formulës 1 pësoi në Cmimin e Madh të Japonisë. Familja e tij bëri me dije se Bianchi po vazhdon të luftojë me vdekjen duke mos dhënë detaje konkrete.

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e familjes Bianchi, të shpërndarë nga skuderia Marussia:

Të dielën do të mbushen 4 javë nga aksidenti i Jules dhe ai vazhdon të qëndrojë në Qendrën Mjekësore të Mie në Jokaiçi. Gjendja e tij vazhdon të jetë kritike, por e qëndrueshme. Edhe pse nuk kemi asnjë informacion të ri për të dhënë, duam të falenderojmë të gjithë ata persona që vazhdojnë të na dërgojnë mesazhe mbështetjeje.

Jules vazhdon të luftojë dhe për momentin do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë këtu, në Jokaiçi. Po i marrim gjërat hap pas hapi.

Do të ofrojmë të reja kur ta shohim të arsyeshme ta bëjmë. Ndërkohë, faleminderit të gjithë atyre që vazhdojnë të luten për Jules.

Top Channel