Fotoja më e rrezikshme në histori?

31/10/2014 00:00

Ja dhe një “selfie” që vështirë se dikush do të ketë guximin ta përsërisë sepse për ta bërë atë duhet të jesh pranë një peshkaqeni të madh të bardhë.

Kohët e fundit, trendi i të fotografuarit të vetes po “përqafohet” nga të gjithë, nga austronautët tek pilotët e avionëve luftarakë, por holandezi Peter Verhoog ka vendosur që të shkojë përtej limiteve duke pozuar pranë një peshkaqeni.

59-vjeçari doli nga kafazi i zhytësit për të bërë foton dhe e shpjegon kështu eksperiencën: “Peshkaqenët e bardhë nuk hanë njerëz, por peshq. Gjithsesi, ata i kafshojnë njerëzit kur duan të provojnë nëse janë preja e tyre e zakonshme ose jo. Le të themi se kafshojnë gabim.”

Edhe pse Peter thotë se fotoja e tij nuk ishte e rrezikshme, një “kafshim i gabuar” i peshkaqenit të bardhë mund të rezultojë fatal për njeriun, kështu që nuk pritet që një “selfie” e tillë të përsëritet ndonjëherë.

Top Channel