“Nuk më arrestoni dot, jam Denzel Washington”

31/10/2014 00:00

Justin Lee Seay, një 21-vjeçar nga Tenesi i arrestuar për zotërim kanabisi, i tha oficerëve të policisë në momentin e arrestimit se nuk mund t’i vinin prangat pasi ai ishte aktori i famshëm Denzel Washington.

Sipas ‘Daily News Journal’, policia mori një telefonatë nga fqinjët të cilët ishin të shqetësuar nga zhurma që vinte nga apartamenti i të riut dhe pasi kontrolluan banesën, gjetën disa qese me substancën narkotike.

Kur e arrestuan, Justin kërkoi të shpëtonte me justifikimin se ishte fituesi i çmimit Oscar, por mesa duket policët shohin filma në kohën e tyre të lirë dhe nuk e kishin të vështirë të bënin dallimin.

Top Channel