BE patrullon Mesdheun

01/11/2014 00:00

Bashkimi Europian vendosi ditën e shtunë patrulla detare në Mesdhe në
kuadër të operacionit për frenimin e emigranteve te paligjshem. Tashme
prej muajsh brigjet e Europes po pushtohen nga duzina njerezish qe vijne
kryesisht nga Afrika ose Lindja e Mesme.

Te dhenat e fundit deshmojne se destinacionet kryesore te emigranteve te paligjshem jane Italia e Spanja. Nderkaq Italia po perfundon operacion-kerkimin e saj e saj te quajtrur “Mare nostrum” , pasi qindra emigrantë kane humbur jeten ne brigjet e ishullit te Lampeduzes.

Udhetimi behet ne kushte c’njerezore dhe bordet e mjeteve lundruese mbajne nje numer shume here me te larte sesa kapaciteti i tyre. Ndaj shume raste kane perfunduar me pasoja tragjike sepse rreziku qe kanoset eshte teper i larte. Komisioni Europian deklaroi se Italia duhet të vazhdojë me përmbushjen e detyrimeve të saj ndërkombëtare për të shpëtuar njerëzit qe jane në rrezik mbytjeje ne ujrat e saj.

Ndersa Mbretëria e Bashkuar ka hequr dore nga operacionet e shpetimit te emigranteve te paligjshem, duke thënë se misione te tilla mund të inkurajojë më shumë njerëz qe te marrin persiper riskun e udhetimeve. Vetem këtë vit së paku 3,000 emigrantë janë mbytur ne tentative per te arritur në Evropë .

Top Channel