Ebola, trajneri rus nuk do lojtarë me ngjyrë

01/11/2014 00:00

Frika për përhapjen e virusit Ebola po arrin maja të jashtëzakonshme, por ajo që ka deklaruar trajneri i Rostov FC, Igor Gamula, është e pabesueshme.

I intervistuar nga mediat lokale në lidhje me merkaton e janarit, ai tha: “Nuk do të blej asnjë lojtar me ngjyrë. Nuk dua që lojtarët e tjerë të më marrin sëmundjen.”

Trajneri shtoi: “Kam disa lojtarë të sëmurë në fakt dhe besoj se është Ebola.”

Shokuese edhe fjalët me të cilat e mbyll intervistën: “Kam gjashtë si ata (futbollistë me ngjyrë). Nuk do të blejmë më.”

Top Channel