Tiranë, i vuri flakën makinës së policit rrugor, në pranga autori

01/11/2014 00:00

Automjeti i një efektivi police është përfshirë nga flakët mëngjesin e të shtunës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bedri Karapici”, ku mjeti me targa të huaja CB 920 EF në pronësi të efektivit të policisë rrugore të Tiranës Rami Hamzallari është djegur plotësisht.

Nga djegia e makinës nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet dhe vetem pak ore pas ngjarjes ka vene ne pranga autorin e dyshuar te zjarrvenies. Ai eshte  Artur Minxholli i cili mesohet se kishte konflikte personale me efektivin e policise dhe ne shenje hakmarrjeje i ka djegur automjetin.

Top Channel